Pa prisni pak! Lori Hoxha qenka martuar në fshehtësi?

vovalbania October 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pa prisni pak! Lori Hoxha qenka martuar në fshehtësi?

Lori Hoxha mund të ketë kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin, Ervis Bajraktari.

Burimet për Anabel.al bëjnë me dije se Lori dhe Ervisi janë martuar në një dasmë private në Meksikë, me pak miq dhe familjarë.

Në fakt, kjo s’është aspak e çuditshme, duke qenë se Lori është një person tejet privat kur bëhet fjalë për jetën e saj romantike. Dihet se ajo dhe Ervisi kanë një marrëdhënie të gjatë dhe janë lidhur që kur ishin studentë.

I njëjti burim u shpreh se mund të bëhet një tjetër dasmë në Tiranë, ku çifti mund të martohet sërish në një ceremoni më të madhe.

“Kjo mund të ndodhë tani në tetor, për ditëlindjen e Lorit”, u shpreh burimi.

Ditëlindja e Lorit është më 19 tetor, ndaj data nuk është aspak e largët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64313 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE