Loredana dhe Karim Adayemi çojnë lidhjen në një tjetër stad, këngëtarja shqiptare shfaqet krah nënës së futbollistit

vovalbania October 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Loredana dhe Karim Adayemi çojnë lidhjen në një tjetër stad, këngëtarja shqiptare shfaqet krah nënës së futbollistit

Këngëtarja shqiptare, Loredana, prej një kohë të gjatë është në lidhje dashurie me futbollistin e Dortmundit, Karim Adayemi.

Që nga dita që bën publike romancën e tyre, çifti nuk është ndalur së postuari së bashku momente nga dita e tyre, ku nuk mungojnë dhe çastet nga ndeshjet e tij të futbollistit.

Mirëpo së fundmi reperja ka bërë një postim në “InstaStory” krahas mamasë së partnerit. Mesa duket lidhja e dyshes ka shkuar deri në stadin ku Loredana del me familjarët e Karimit dhe e quan nënën e tij “vjehrrë”.

Të dyja ato shfaqen teksa ndjekin futbollistin kur luan në ndeshjen kundër Celtic, në kuadër të Ligës së Kampionëve. ‘’Vjehrrë e lumtur, nuse e lumtur’’, ka shkruar Loredana pasi Adayemi shënoi në fushë.

  • foto galeri
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64345 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE