Mos ndoshta Einxhel Shkirën do ta shohim si opinioniste të BBV?

vovalbania October 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Einxhel Shkira i rikthehet sërish ekranit, ja ku do e shohim së shpejti

Spekulimet rreth emrave të opinionistëve në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova po marrin formë.

Pas Milaim Zekës, një nga emrat më të përfolur në këto ditë të fundit është Einxhel Shkira.

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Albania dhe fituesja e zemrave të publikut, thuhet se do të rikthehet në ekran, por këtë herë në një rol krejt të ri – atë të opinionistes.

Ndërkohë që Big Brother VIP Kosova ka mbajtur të fshehtë detaje të shumta rreth formatit të këtij edicioni, përfshirja e Einxhelit do të jetë një surprizë për fansat e programit.

Pas suksesit të saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ku ajo fitoi zemrën e publikut dhe filloi një histori dashurie me DJ Dagz, Einxheli është kthyer në një figurë të dashur dhe të komentuar në mediat rozë.

Ky rikthim në shtëpinë e Big Brother-it, këtë herë si opinioniste, është një hap i rëndësishëm për të dhe një sfidë e re në karrierën e saj televizive.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64343 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE