U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell

vovalbania October 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U aludua se u injorua nga Rihanna: Reagon Naomi Campbell

Supermodelja Naomi Campbell duket se nuk i ka marrë me shumë sportivitet thashethemet mbi dramën e pretenduar nga ndjekësit mes saj dhe Rihanna-s.

“Unë nuk do ta lejoj botën që të vendosë dy gra me ngjyrë kundër njëra-tjetrës. Ne jemi dy zonja, mbi të gjitha nëna me fëmijë dhe unë nuk mund ta pranoj këtë,” u shpreh Campbell në një intervistë për “The New York Times”.

Ju rikujtojmë se videoja u bë virale muajin e kaluar, ky dy gratë e famshme ishin të pranishme në sfilatën e Alaïa Winter për koleksionin e ri pranverë-verë 2025 në New York.

Në video, shihet Rihanna e veshur me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale që takohet me ish-kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enninful përpara se të ecë dhe të injorojë plotësisht supermodelen Campbell, e cila gjithashtu ishte e ulur në rreshtin e parë, bashkë me stilistin Law Roach.

🗣️🗣️ Naomi Campbell and Rihanna really does h4te each other 😭 pic.twitter.com/MQdvKofJgE

— Cowboy Karlter 𐚁 (@Kk029922) September 7, 2024

Teoritë e ndjekësve shkuan përtej këtij momenti duke e cilësuar raportin mes të dyjave si “të shkatërruar”, për shkak të miliarderit Hassan Jameel. “Shkak do jetë ish-i dashuri i Riri-t”; “Kështu është kur nuk respekton kodin e gocave”; “Jam e bindur që e ka inat prej Hassan Jameel” ishin disa nga komentet.

Rihanna ka qenë e lidhur me Jameel në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë ai dhe Campbell u shfaqën bashkë ne Festivalin “Summer Time” në Londër, por romanca e tyre nuk u konfirmua kurrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE