Ka marrë pjesë në festat e “Diddy-t”? Ja si përgjigjet Rihanna
Skandali i reperit Sean “Diddy” Combs ka përfshirë shumë emra personazhesh të famshëm, por pak prej tyre kanë reaguar publikisht.
Këtë herë, ka qenë Rihanna që është kapur në befasi, pasi doli nga një restorant në New York. Në një video që ka qarkulluar në X (ish-Twitter), duket një fotograf që e ndjek këngëtaren dhe e pyet nëse ka marrë pjesë në festat e pazakonta të reperit.
Sigurisht, Rihanna u përgjigj në mënyrën e saj! Me një buzëqeshje në fytyrë dhe me humor, këngëtarja tha:
“Kjo është një çmenduri!” teksa nxitoi për të hyrë në makinë.
Edhe pse emri i Rihanna-s nuk ka dalë në listën e personazheve të njohur që kanë qenë pjesë e festave të çmendura të reperit, sërish ajo nuk është e vetmja që pyetet për këto ngjarje.
Kujtojmë që Combs u arrestua në një hotel në New York disa javë më parë. Ai u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.
Reperi u akuzua nga persona të ndryshëm, si dhe nga ish-e dashura Cassie Ventura, me të cilën ka qenë i lidhur për 10 vite. Në aktakuzat e bëra ndaj reperit dhe ikonës së hip-hop, ai akuzohej për abuzimin, kërcënimin dhe detyrimin e grave që të përmbushnin dëshirat e tij seksuale dhe më tej, edhe të miqve të tij, të famshëm ose jo.