Aulona Musta: “Ka gazetarë dhe moderatorë që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”

vovalbania October 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aulona Musta: “Ka gazetarë dhe moderatorë që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim”

Aulona Musta ka kritikuar ashpër disa figura publike që shfaqen në ekranet shqiptare, duke thënë se nuk meritojnë të jenë pjesë e mediave.

Në një intervistë për revistën “Bordo”, gazetarja e njohur theksoi se nuk është problemi tek programet televizive, por tek disa persona që, sipas saj, nuk janë të kualifikuar për rolet që mbajnë.

“Nuk mendoj që ka emisione që nuk meritojnë asnjë minutë transmetim. Mendoj që ka personazhe që nuk meritojnë asnjë sekondë transmetim,” tha ajo.

Ajo vuri në dukje se disa prej tyre dalin me tituj si gazetarë ose moderatorë, por nuk janë në gjendje të shprehin mendimet e tyre qartë.

Sipas Aulonës, aftësia për të artikuluar është thelbësore për ata që punojnë në televizion.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64684 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE