“Nën hundën” e policisë, Antonela dhe Mariela Berisha largohen nga Shqipëria drejt këtij vendi

vovalbania October 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nën hundën” e policisë, Antonela dhe Mariela Berisha largohen nga Shqipëria drejt këtij vendi

Antonela dhe Mariela Berisha vazhdojnë të jenë në arrati prej dy muajsh, që nga sulmi ndaj Klea Prengës në një lokal të Tiranës.

Të dyja goditën Prengën me një shishe qelqi në fytyrë, dhe që nga fillimi i gushtit, nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e tyre. Motrat janë shpallur në kërkim nga policia, por deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar mbi hetimet.

Mirëpo sipas burimeve nga “Panorama Plus”, motrat janë larguar menjëherë pas incidentit, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës. Burimi thekson se vajzat tashmë janë strehuar në Dubai, një fakt që sipas tyre është konfirmuar nga të afërmit e tyre.

Ndërkohë, edhe pse në arrati, motrat Berisha vazhdojnë të mbajnë kontakte me miqtë dhe bashkëpunëtorët në Shqipëri.

Klea Prenga, viktima e sulmit, ka denoncuar ngjarjen publikisht në rrjetet sociale, duke nxjerrë në pah edhe një koment të nënës së motrave, Donika Marashi, e cila shkruante: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mirë se ke qenë edhe ti me motrën tënde në Dubai… po t’u them ju unë, jeni … të shtrenjta 500 euro nata”. Ky koment u fshi pak minuta më pas, por u vu në dukje nga Prenga, e cila i hodhi poshtë akuzat.

Në një reagim të mëvonshëm, Donika Marashi deklaroi se distancohet nga çdo adresë që po përdoret për të denigruar palët dhe ka paralajmëruar ndjekje ligjore nga autoritetet italiane për ata që përfitojnë nga situata.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE