Tashmë kemi një datë, ja kur nis “Big Brother VIP Kosova”

vovalbania October 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo është banorja e preferuar nga publiku për këtë javë në “BBVK”

Edicioni i tretë i “Big Brother Vip Kosova” po afrohet me shpejtësi dhe sipas revistës “Kosovarja”, spektakli do të nisë më 11 tetor.

Si vitin e kaluar, programi do të drejtohet nga moderatorët Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, ndërsa spekulimet tregojnë se Einxhel Shkira dhe Milaim Zeka mund të jenë opinionistët e këtij sezoni.

Një nga ndryshimet më të mëdha këtë vit është përfshirja e Olsa Muhametit si producente ekzekutive.

Ajo ka lënë projektet e saj në Shqipëri për t’u përqendruar te “BBVK” dhe për të sjellë një nivel të lartë profesionalizmi dhe angazhimi në këtë format të ndjekur. Përveç kësaj, publiku po pret me padurim të zbulojë identitetin e banorëve që do të jenë pjesë e këtij sezoni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE