Elvana Gjata drejt “Eurovizion”?

vovalbania October 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Babai i saj feston datëlindjen, Elvana Gjata i bën urimin emocionues!

Elvan Gjata vazhdon të mbetet prej vitesh një nga artistet më në zë shqiptare, gjithashtu me famë ndërkombëtare.

Mirëpo përpos suksesit të saj, duket se skena e “Eurovizionit” mbetet ende një dëshirë ende e paprekur për të.

Aktualisht po qarkullojnë zëra pranë organizatorëve se Elvana Gjata do të jetë pjesë e garës të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin shqiptar.

Madje ajo do të futet në këtë garë për fitore, e cila më pas do ta çojë si përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion.

Rikujtojmë se Elvana me të njëjtin synim ka garuar disa vite më parë në Festivalin e Këngës, me këngën “Me tana”, e teksa të gjithë besonin se do të ishte fituesja, çmimin e rrëmbeu Arilena Ara.

Atë vit Eurovizion nuk u zhvilluar prej pandemisë, por duket se këtë vit asgjë nuk e ndal Elvanën për të luftuar sërish për rrugën drejt Eurovizionit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64703 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE