“Më kanë thënë që je e bërë”/ Bora Zemani përgjigjet për ndërhyrjet estetike: “Kam bërë vetëm 2 operacione…”

vovalbania October 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më kanë thënë që je e bërë”/ Bora Zemani përgjigjet për ndërhyrjet estetike: “Kam bërë vetëm 2 operacione…”

Bora Zemani ishte një nga të ftuarat në puntatën e parë të këtij sezoni në “Goca dhe Gra”, me moderatore Xhilda Luzi, Heidi Baci, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno.

Mes tyre u diskutua për shumë tema, si marrëdhënia nuse-vjehërr, ndryshimet që sjell në jetë ardhja e një fëmije, karriera, por nuk u la pas edhe diskutimi rreth ndërhyrjeve estetike.

Ashtu siç ndodh tashmë prej kohësh, Bora Zemani u ngacmua sërish nëse ka kryer ndërhyrje, për të cilat përflitet prej kohësh.

E ngacmuar nga Egla Ceno, e cila i tha se “thonë se je e bërë”, moderatorja u shpreh se nuk i ka hyrë asnjëherë kirurgjisë, ama pranoi se i përkushtohet vetes dhe ka bërë ndërhyrje të vogla për mirëmbajtjen e lëkurës.

“Në jetën time ka bërë vetëm dy operacione, lindjen e Arborit dhe kam hequr apendicitin, kaq operacione kam bërë, pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje patjetër që po…

Në periudhat që kam qenë realisht e bërë e dukshme, njerëzit thonin sa e bukur. Kur u ç’bëra, më thonin kjo është e gjitha e bërë.”

Më tej, Bora shtoi se arsyeja përse nuk bën ndërhyrje kirurgjikale për të përmirësuar pamjen është sepse ka frikë t’i bëjë. Ajo tregoi se ka patur dëshirë të zvogëlojë gjoksin, gjë për të cilën nuk e ka marrë guximin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64703 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE