Mungoi urimi i tij për Kiarën dhe ekipin e “Portokalli”, Luiz Ejlli zbulon arsyen
“Portokalli” nisi sezonin e ri mbrëmjen e djeshme (6 tetor) me disa ndryshime të rëndësishme në formatin e tij.
Kiara Tito iu bashkua prezantimit krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës, duke sjellë një freski të re në emisionin e njohur të humorit.
Megjithatë, Luiz Ejlli, partneri i Kiarës, nuk arriti të bënte një urim publik për të, për shkak të problemeve me llogarinë e tij në Instagram.
Ai ka njoftuar se këto çështje teknike janë rregulluar dhe shfrytëzoi rastin për të ndarë një mesazh për Kiarën dhe ekipin e “Portokalli”.
“Pas një problemi me Instagramin tim, me në fund u zgjidh,” shkroi Luiz. “Suksese të gjithë trupës së Portokalli, Top Channel, dhe mbi të gjitha asaj që për gjatë të gjithë këtij sezoni do të jetë magjia, bukuria dhe jeta ime.”