Ngeci në trafik nga protesta, nëna e re lind fëmijën në makinë (Video)

vovalbania October 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ngeci në trafik nga protesta, nëna e re lind fëmijën në makinë (Video)

Sot, në Tiranë, një protestë e organizuar nga Partia Demokratike bllokoi disa nga rrugët kryesore të qytetit, duke shkaktuar jo pak tensione.

Për shkak të trafikut të rënduar, një nënë shtatzënë që po udhëtonte drejt maternitetit për të lindur foshnjën, u detyrua të kryente lindjen në makinë.

Ngjarja ndodhi pasi makina e saj mbeti e bllokuar mes protestuesve. Mjekët arritën ta ndihmojnë në kohë, dhe gruaja bashkë me foshnjën u dërguan në Spitalin e Traumës për trajtim të mëtejshëm. Fatmirësisht, të dy janë në gjendje të mirë shëndetësore.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/10/InShot_20241007_225109544.mp4

Protesta e sotme u shoqërua me akte të dhunshme si hedhja e molotovëve drejt institucioneve, duke shkaktuar kaos në qytet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE