“Mos i mashtroni të tjerët” Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin

vovalbania October 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mos i mashtroni të tjerët” Tha se i kanë anulluar koncertet, ky klub hedh akuza të forta mbi Bardhin

Këngëtari Bardhi, i cili kohët e fundit ka lansuar këngën e tij të re “Qikes teme”, ku përmend edhe ish-menaxherët e tij, është përballur me akuza të reja.

Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në Instagram ku pretendohet se Bardhi ka anuluar koncertin e tij për një ofertë më të lartë financiare.

Sipas klubit, Bardhi kishte pranuar të performonte më 12 tetor, por më pas e ka anuluar me justifikimin se i kishin humbur dokumentet e udhëtimit. Por, klubi pretendon se ai ka anuluar koncertin për të performuar në një tjetër lokacion, pasi i ishte ofruar një pagesë 500 euro më shumë.

Postimi përfundon me fjalët: “Mua më mashtruat, por mos mashtroni të tjerët.”

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2024/10/antiquevienna_s2024-10-8-20.17.322-story.mp4

Ende nuk ka ndonjë reagim nga këngëtari Bardhi lidhur me këto akuza.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE