Vjen në kinema “Prokurori”, seriali shqiptar ku luan dhe aktori i njohur hollivudian. Regjisori Doga: Synojmë edhe Netflix

vovalbania October 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen në kinema “Prokurori”, seriali shqiptar ku luan dhe aktori i njohur hollivudian. Regjisori Doga: Synojmë edhe Netflix

Episodi i parë i serialit shqiptar “Prokurori” vjen në kinematë e Tiranës nga data 10 Tetor, me regji nga Fatmir Doga dhe producentë Ylli Ujka dhe Çesk Ivanaj. Filmi ka në fokus në reformën në drejtësi dhe tregon luftën e një prokurori për t’u përballur me krimin e organizuar dhe politikanë të korruptuar.

Në film luan edhe aktori i njohur hollivudian Danny Glover, i cili bën rolin e ambasadorit amerikan në Shqipëri. Regjisori Fatmir Doga dhe aktori Enea Nika ishin të ftuar në “Abc e mëngjesit”, ku dhanë më shumë detaje për serialin. Doga thotë se synojnë që me serialin të tërheqin edhe vëmendjen e Netflix.

Seriali do të ketë 5 sezone me nga 12 episode.

“Filmi do të jetë me seri. Kjo është pjesa e parë, ku janë hedhur ‘farat’. Kur erdha kisha në mendje diçka tjetër, mu ofrua të bënim diçka ndryshe. E kisha këtë konceptin dhe u quajt prokurori sepse është nga fillimi deri në fund strumbullari i të gjitha çfarë ndodh në Shqipëri. Në film dominon shqipja sepse ngjarjet zhvillohen në Shqipëri dhe në Kosovë. Danny Glover rual rolin e ambasadorit amerikan në Shqipëri.

Atë natë do të vijnë dy persona nga Netflix dhe HBO do të shikojnë impakti që do të ketë filmi te publiku shqiptar.”, u shpreh regjisori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64705 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE