Pamjet shkatërruese, uragani “Milton” zbret në Florida
Uragani Milton, i cili ka arritur kategorinë 5 me erëra që arrijnë shpejtësinë deri në 290 km/h, po përbën një kërcënim të madh për shtetin e Floridës dhe disa pjesë të Georgias.
Milton shkaktoi dëme të mëdha me përmbytje bregdetare, shirat e rëndë dhe erërat shkatërruese që përfshinë qendrat urbane dhe bregdetare të Floridës.
Banorët e zonave të ulëta dhe bregdetare janë evakuuar me urdhër të autoriteteve, dhe janë hapur qendrat e strehimit për t’i ndihmuar ata që largohen nga zonat më të rrezikuara.
Aeroportet në Tampa dhe Orlando janë mbyllur për shkak të kushteve të rrezikshme, dhe trafiku ka qenë i rënduar me qytetarët që përpiqen të largohen nga shteti. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Presidenti Biden ka autorizuar ndihmën federale për përballimin e situatës.
Uragani pritet të largohet nga Florida duke u dobësuar gradualisht ndërsa lëviz drejt verilindjes, dhe mund të shndërrohet në një sistem ektratroptikal gjatë ditëve në vijim.