Fero akuza të forta ndaj Arbenitës: “Nxiti vajzën kundër meje”

vovalbania October 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fero akuza të forta ndaj Arbenitës: “Nxiti vajzën kundër meje”

Vazhdojnë problemet mes (ish) reperit Fero dhe Arbenita Ismajlit në lidhje me vajzën e tyre.

Fero pak ditë më parë dokumentoi se ka fituar kujdestarinë e vajzës për një vit, ndonëse e kundërta u tha nga avokatja e modeles nga Kumanova.

Ish-çifti vijon përplasjet virale, edhe pse këtë kohë vajza e tyre Nina ka qenë me ish-artistin. I njëjti përmes një postimi në rrjete sociale së fundmi ka theksuar se kur e mori vajzën nga nëna e saj, kishte ndryshuar tërësisht. Për këtë ai akuzoi Arbenitën dhe familjarët e saj.

“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thojke babi i keq edhe ma mshojke do të thotë, e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës.

Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Fero tha se do t’i fitojë të gjitha betejat me ndihmën e Zotit dhe se nuk i duhet askush tjetër.

“Edhe e di që doni të më lëndoni, fatkeqësisht nuk është më e suksesshme, nuk lëndohem lehtë dhe se betejat e mia do t’i fitoj një nga një. Nuk kam mbrojtës tjetër përveç Allahut, Allahu më mjafton. Ju përshëndes të gjithëve, ju dua fort”, deklaron në fund.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE