A do ta shohim Nitën së shpejti si aktore? Artistja kosovare tregon dëshirën për filmat aksion

vovalbania October 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do ta shohim Nitën së shpejti si aktore? Artistja kosovare tregon dëshirën për filmat aksion

Në premierën e filmit “Prokurori,” e cila u zhvillua në Pallatin e Operas, mes të ftuarve të shumtë ishte edhe artistja nga Kosova, Nita. Ajo ndau emocionet e saj për filmin dhe ngjarjet që zhvillohen brenda tij, duke vlerësuar bashkëpunimin e artistëve shqiptarë me emra të njohur ndërkombëtarë si Danny Glover.

“Një ndjesi shumë e mirë me artistët tanë që po gërshetohen me artistë shumë të mëdhenj si Danny Glover. Është një mundësi shumë e mirë që bota të shohë kush jemi dhe çfarë talenti kemi,” tha Nita.

E pyetur nëse do të dëshironte të luante në serialet e ardhshme, ajo u përgjigj me entuziazëm:

“Do të kisha shumë qejf, sidomos për filma aksion, me një armë anash! Gjithmonë kam pasur dëshirë të jem pjesë e filmave.”

Përgjigja e saj la hapur mundësinë që në të ardhmen ta shohim në ndonjë projekt kinematografik.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by VIP MAGAZINE (@vipmagazine.al)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE