Kthjellime, vranësira dhe reshje të izoluara shiu, parashikimi i motit për të shtunën
vovalbania
October 12, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në veri dhe zona të izoluara në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, por pasmesditës priten largim gradual i vranësirave në të pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira vetëm zonën malore Lindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë Shqipërinë. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.