Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Edlira Çepani i drejton dedikimin rrëqethës:”S’kam patur forcë…”

vovalbania October 12, 2024 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja nga jeta e Gert Bogdanit, Edlira Çepani i drejton dedikimin rrëqethës:”S’kam patur forcë…”

Humbja e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani ishte tronditëse pasi ndodhi krejt papritur në moshë fare të re.

Mijëra njerëz, personalitete apo të thjeshtë, shprehën keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre duke treguar gjurmën që kishte lënë i ndjeri te secili prej tyre.

Ish-deputeti la pas bashkëshorten, Edlira Çepanin dhe dy fëmijët. Pamjet e dhimbshme të Edlirës dhe fjalët rrëqethëse ishin pikëlluese. Ajo e ka kujtuar në një reagim përmes rrjeteve sociale, duke falenderuar përzemërsisht të gjithë ata që iu gjendën pranë.

Edlira ka ndarë edhe dhimbjen për largimin nga jeta të bashkëshortit, duke thënë se veçse rritet por ia doli ta fitonte betejën me mirësinë e tij që bashkoi njerëzit.

Postimi i Edlira Çepanit:

“Kam nisur qindra herë të shkruaj dy fjalë… por s’kam patur forcë as në duar e as në zemër.

Prej kaq shumë ditësh, kam në zemër një fjalë që dua t’ua them të gjithëve – faleminderit për mbështetjen e pakufijtë në këto ditë të vështira për familjen tonë!
Faleminderit për mijëra përqafimet me të cilat na shprehët mbështetjen dhe respektin për Gertin, gjatë homazheve të pafundme në Parlamentin Shqiptar. Faleminderit të gjithë miqve, kolegëve, qytetarëve e mbështetësve që erdhët në kohë rekord nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e nga shumë vende të botës, për të na mbështetur në ditën tonë më të vështirë. Faleminderit që pritët me orë të tëra në radhët e gjata të homazheve për ta respektuar Gertin tonë e për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Faleminderit nga zemra të gjithë kolegëve nga institucionet në Shqipëri, Kosovë, Belgjikë e Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nderimet me 1 minutë heshtje në mbledhjet e para pas ndarjes nga jeta të Gertit dhe për telegramet zyrtare për nderimin e tij. Faleminderit të gjithe miqve të mediave për emisionet, fjalët e transmetimet maratonë.

Faleminderit të gjitheve për dhjetëra mijëra mesazhet (të cilave premtoj se do u kthej përgjigje të gjithave, pak nga pak) përmes së cilave ndatë pak nga dhimbja jonë dhe na përçuat histori të vogla të jetës së Gertit në mënyrën si e kishit njohur. Sa më shumë njerëz takojmë këto ditë, aq më shumë kuptojmë se sa shumë njerëz ka impaktuar në jetën e tij tejet të shkurtër, por të mbushur me dashuri për njerëzit e me modesti për gjithçka bënte.

Sa më shumë kalojnë ditët nga ikja jote Gert, dhimbja duket se rritet në këtë realitet të ri, pa ty fizikisht mes nesh…por dashuria dhe mbështetja e pafund njerëzve që të kanë dashur ty, është një mbështetje e madhe për ne!

Ti e jetove jetën, me fuqinë e vlerave. Luftove gjithë jetën për të dhënë një model ndryshe, mes miqve, në familje, kudo. Ti luftove gjithë jetën me një këmbëngulje të rrallë për ta bërë punën tënde, në shërbim të njerëzve. Luftove gjithë jetën për të treguar se vlerat duhet të mbizotërojnë dhe atëherë kur duket e pamundur. Ti e fitove betejën tënde! Mirësia jote i bashkoi njerëzit!

Ti fitove, ashtu siç bëje gjithmonë në jetë, e kësaj radhe na e kujtove të gjithëve se, edhe në këtë botë që po bëhet çdo ditë e më e vështirë, ia vlen të jetosh me vlera, me integritet, me dinjitet, me fisnikëri, me besim, me mirësi dhe me dashuri për njerëzit! Faleminderit që ishe një dritë në rrugën e kaq shumë njerëzve e që do të jesh gjithmonë një dritë në rrugën tonë, jeta ime! “

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edlira Çepani (@edlira_cepani)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE