‘’Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”- Fero shpërthen ndaj ish-bashkëshortes: Arbenita dhe familja e saj kanë nxitur fëmijën kundër meje

vovalbania October 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘’Vajza më godiste dhe më thoshte babi i keq”- Fero shpërthen ndaj ish-bashkëshortes: Arbenita dhe familja e saj kanë nxitur fëmijën kundër meje

Ditë pasi arriti të fitonte gjyqin për të takuar të bijën, reperi nga Kosova, Fero, sërish ka nisur problemet me ish-bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli.

fero arbenita

Përmes një postimi në rrjete sociale Fero shprehet se kur e mori vajzën nga nëna e saj ajo kishte ndryshuar tërësisht dhe se për këtë akuzoi familjarët e Arbenitës dhe vetë atë.

Sipas tij, kur është takuar me të bijën, ajo godiste dhe i thoshte ‘babi i keq’.

“Deshta me ju lajmëru mediave që unë kam pasur te Qendra për Punë Sociale, kam pas me marrë vajzën të hënën, kur erdhi vajza nuk e njoha as vajzën time më thoshte babi i keq edhe më qëllonte, do të thotë e ndikuar prej familjarëve të Arbenitës dhe prej Arbenitës. Kështu që sot e premte, prapë kam pas me ardh në bazë të vendimit të gjykatës dhe kjo i bie që kanë kaluar të gjitha limitet e padrejtësisë, më është shkelur çdo e drejtë për vajzën time, pres nga organet e shtetit që të marrin masa”, u shpreh ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64708 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE