Ja kush do të jetë krahë Alaudin Hamitit në moderimin e “BBVK”
vovalbania
October 13, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi do të jenë sërish në krye të Big Brother VIP Kosova për sezonin e tretë.
Ky lajm u konfirmua nga vetë Hamiti gjatë një interviste në emisionin SOL në Klan Kosova.
Hamiti vuri theksin te mënyra se si ky format ka arritur të ruajë autenticitetin e lojtarëve dhe natyrën organike të zhvillimeve brenda shtëpisë.
Sipas tij, kjo është një nga arsyet që Big Brother VIP Kosova dallon nga formatet e tjera të ngjashme.
Ai vlerësoi gjithashtu që produksioni ka arritur të krijojë një mjedis ku pjesëmarrësit shfaqin personalitetin e tyre të vërtetë, pa ndikuar nga skenarë të paracaktuar.
Big Brother VIP Kosova 3 pritet të nisë mbrëmjen e 18 tetorit dhe të sjellë momente të reja interesante për ndjekësit e tij besnikë.