Baba Mondi: E konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit!

vovalbania October 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Baba Mondi: E konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit!

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur ndryshe si Baba Mondi, ka dhënë një intervistë për tabloidin izraelit “The Jerusalem Post”.

Në intervistën e tij, Baba Mondi u shpreh ndër të tjera se e konsideron veten “vëlla të popullit izraelit”.

“Unë e njoh Izraelin dhe e konsideroj veten vëlla të popullit të Izraelit. Bektashinjtë janë një komunitet dhe një rrugë mistike e Islamit që i do njerëzit pa marrë parasysh se nga cili vend vijnë, çfarë feje i përkasin, ngjyrën e lëkurës apo politikën e tyre. Ne i konsiderojmë ata si vëllezër dhe motra“, ka deklaruar Baba Mondi për median izraelite.

Më tej, ai theksoi se luftërat janë vepër e djallit dhe se njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore për të bërë të mundur që çdo komb të jetë i pavarur.

“Disa kombe në botë shpenzojnë shumë para për ushtrinë. Por njerëzit duhet të gjejnë mënyra paqësore, pa ushtri dhe luftëra, për të lejuar që çdo komb të jetë i pavarur. Luftërat dhe vrasjet nuk janë fetare. Ato janë vepra e Djallit. Njerëzit që punojnë sipas mënyrave të Djallit nuk janë njerëz”, vijoi më tej ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE