Reagon Eno Popi pasi u tha se ka tradhtuar bashkëshorten e tij
Ditën e sotme një lajm qarkulloi në rrjet, lidhur me gazetarin Eno Popi, në një kohë kur ndarjet dhe divorcet po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Sipas burimeve për “Pamfleti”, Eno dhe bashkëshortja e tij janë në prag të divorcit, duke e lidhur këtë situatë me akuzat për tradhti nga ana e gazetarit.
Megjithatë, Eno ka reaguar menjëherë duke kontaktuar redaksinë e “Pamfleti” për të përgënjeshtruar këto pretendime. Ai theksoi se marrëdhënia me bashkëshorten e tij është e shëndetshme dhe se distanca midis Shqipërisë dhe Kanadasë ka kontribuar në ndjenjën e largësisë mes tyre.
Sipas tij, çifti nuk ka pasur kurrë mendime për ndarje dhe vazhdojnë të ruajnë marrëdhënien e tyre.
Lajmi për ndarjen ka shkaktuar shqetësim për të dy, duke e nxitur reagimin e Eno Popit.
Eno dhe bashkëshortja e tij janë prindër të Liv, e cila tani është 7 vjeç.