E FUNDIT/ Vëllai i këngëtares së njohur shqiptare tenton t’i japë fund jetës
Mëngjesin e sotëm një ngjarja e rëndë ndodhi në ‘Qytet Studenti’. Një efektiv i Gardës së Republikës tentoi t’i japë fund jetës me armën e shërbimit
Lidhur me ngjarjen e rëndë Policia e Tiranës dha detajet e para për mediat duke theksuar se gardisti qëlloi veten.
Ndërsa burime për VoxNews bëjnë të ditur se punonjësi i Gardës është Henri Haxhiraj, vëllai i këngëtares së njohur, Sheila Haxhiraj.
Henri dhe Sheila Haxhiraj
Ai është dërguar me urgjencë në spital por gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.