U vetëdorëzuan pasi dhunuan Klea Prengën/ Dënohen motrat Berisha, Mariela mbetet në burg kurse Antonela

vovalbania October 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ekskluzive/ Zbulohen detaje nga sherri i motrave Berisha me Klea Prengën: “Kishin kohë të ndarë…”

Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pas dy muajsh në kërkim për rrahjen e Klea Prengës më 6 gusht 2024.

Sipas njoftimit të policisë Mariela Berisha është dënuar “arrest me burg” ndërsa për Antonela Berishën “detyrim paraqitjeje”.

Gjatë incidentit, Klea u godit me shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo ka humbur punën si blogere pas ngjarjes, ndërsa motrat akuzohen për plagosje të rëndë me dashje.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë

Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 09.08.2024, ku në një lokal te Kodra e Diellit, shtetaset A. B. dhe M. B. (motra) kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., ju njoftojmë se:

Sot më datë 16.10.2024, rreth orës 19:00, këto dy shtetase janë vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë ekzekutimi i vendimit penal të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, ndaj shtetases M. B., dhe masën e sigurimit “Detyrimi për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE