E fundit/ Mësuesi lyen me benzinë të riun: “Më…”

vovalbania October 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E fundit/ Mësuesi lyen me benzinë të riun: “Më…”

Një mësues në qytetin e Elbasaint është marrë nën hetim nga Policia e Elbasanit për shkak se kërcënoi një person duke pretenduar se i ka cënuar reputacionin e tij si mësues.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jagodinë, ku mësuesi ka hedhur benzinë drejt një personi tjetër duke i rrezikuar jetën.

I identifikuar vetëm më iniciale I.K, ka marrë nga automjeti i tij një bidon me benzinë dhe më pas i është drejtuar 34-vjeçarit duke hedhur në drejtim të tij benzinën.

Njoftimi i Policisë:

“Për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa për 34-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE