U bënë prindër disa javë më parë, Evi Reçi zbulon kuptimin e veçantë të emrit të vogëlushit Aster

vovalbania October 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bënë prindër disa javë më parë, Evi Reçi zbulon kuptimin e veçantë të emrit të vogëlushit Aster

E ftuar ditën e djeshme në TAR ka qenë këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Evi Reçi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga jeta e saj dhe mëmësia një eksperiencë e re për të.

Evi Reçi dhe partneri i saj Kledi Hysa janë bërë prindër për herë të parë pak javë më parë më 13 Shtator. Ata kanë vendosur që djalin e tyre ta quajnë Aster. Pse vendosën që djalin e tyre ta quajnë kështu dhe çfarë veçantie fshihet pas këtij emri?!

Emrin e kam zgjedhur unë, sigurisht edhe me aprovimin e plotë të Kledit. Unë desha një emër në fakt që ka një kuptim por që nuk është emër. Duke pasur shumë ndikim nga kultura greke sepse jam rritur aty fjala Asteri do të thotë yll por nuk është emër në Greqi. Aster është yll dhe në anglisht më pas del A star. Më pas pashë që ishte edhe një lule që çelte në shtator dhe duke qenë se e prisnim Asterin në shtator unë thashë okej paska një kuptim të dyfishtë.

Pse vendosi Evi që procesin e lindjes ta bënte në Austri dhe pse muajt e saj të shtatzënisë ajo i kaloi në Shqipëri. Në lidhje me këtë ndryshim dhe pse e mori këtë vendim këngëtarja tregoi se:

Në Shqipëri kam pasur një shtatëzani shumë aktive. Uroj që çdo grua që është shtatzanë ta kalojë kështu sepse kur je shtatzanë nuk je sëmurë. Mund të kesh komplikime patjetër por kur je mirë është okej të jesh aktive dhe unë të gjitha kontrollet i kam kryer në Shqipëri më pas dy muaj rreth fundit që u spostova në Austri ishte për shkak të komoditetit që mu ofrua këtej. Jo se në Shqipëri nuk do e kisha por kishte një protokoll pak më ndryshe. Shteti austriak më pas vendoste edhe një mami krejtësisht falas për të ardhur në shtëpi dhe mua një deri dy herë në javë më vjen një grua e cila kontrollon fëmijën. Patjetër edhe lindja që unë kalova, ditën që unë do lindja ishte pak e vështirë sepse doja të bëja një lindje natyrale por nuk ndodhi ashtu. Gjithçka ishte nën kujdesin perfekt. Edhe për faktin praktik që Kledi është me letrat austriake.
Ndër të tjera theksoi se:

Askush nuk ka lindur me një manual prindërimi, do gabojmë dhe do mësojmë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE