Policia kontrollon nxënësit, shokohen nga ato që iu gjejnë nëpër xhepa

vovalbania October 19, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia kontrollon nxënësit, shokohen nga ato që iu gjejnë nëpër xhepa

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit te nxënësve të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri ka gjetur thikë, para të falsifikuar e maska.

Në njoftim, Policia ka thënë se aksioni u zhvillua të enjten dhe u kontrolluan mbi 3400 nxënës.

“Gjatë kontrollimit në posedim te nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë, dy cigare elektrike, dy maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Për paratë falsifikuese është iniciuar rast për veprën penale “falsifikim i parasë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE