Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës, e rrethojnë dhjetëra force policie

vovalbania October 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dalin pamjet e arrestimit të Ilir Metës, e rrethojnë dhjetëra force policie

Janë publikuar pamjet e para nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.

Agjentët e BKH të maskuar kanë rrethuar automjetin ku ndodhej Meta.

Siç ishte lajmëruar, Meta po shkonte drejt selisë së PL-së për të zhvilluar një konferencë për mediat.

Ende nuk dihen akuzat që rëndojnë ndaj Metës, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga SPAK.

Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie dhe për ish-bashkëshorten e Ilir Metës, Monika Kryemadhin. Mësohet se GJKKO ka vendosur masën detyrim paraqitje për Kryemadhin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE