Moderatori më i mirë shqiptar? Ja cili është sipas Arbana Osmanit…

vovalbania October 21, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
VIDEO/ Arbana Osmani ndan momentin emocionues kur mësoi se do të bëhej me vajzë

Arbana Osmani ka qenë e ftuara e parë e sezonit të ri të emisionit “Oxygen” me Besim Dinën.

Gjatë intervistës Arbana foli lidhur me prjektin e saj të ri, i cili do të jetë një mix i gjithë programeve që ka bërë më parë.

Në fund të intervistës, Arbana u gjend përballë pyetësorit të Besimit, ku një ndër pyetjet ishte se cili është moderatori/moderatorja më e mirë e ekranit.

Arbana tha se vlerëson dhe është rritur me shembullin e Adi Krastës, ndërsa zgjodhi të veçojë emra si Alketa Vejsiu e Xhemi Shehu.

“Jam rritur me një model moderatori që ka qenë Adi Krasta, e kam adhuruar dhe më ka pëlqyer gjithmonë. Por, këtu do të them gjithë brezin e moderatorëve që janë bashkë me mua, që realisht më pëlqejnë. Do vlerësoj Alketa Vejsiun si një rrugëtare bashkë me mua, Xhemi Shehun gjithashtu, por edhe gjithë vajzat e reja që po dalin vazhdimisht si rasti i Dojna Memës. Më frymëzojnë dhe pëlqejnë gjithë njerëzit që bëjnë televizion të mirë”, tha Arbana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE