“Pse nuk flet për bashkëshortin asnjëherë?”/ Si i përgjigjet Alketa Vejsiu pyetjes rreth jetës private

vovalbania October 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Pse nuk flet për bashkëshortin asnjëherë?”/ Si i përgjigjet Alketa Vejsiu pyetjes rreth jetës private

Qysh se është bërë pjesë e spektaklit dhe e televizionit, Alketa Vejsiu ka qenë gjithnjë hermetike përsa i përket jetës private.

Moderatorja nuk ka postuar kurrë foto të plota të familjarëve të saj, si të fëmijëve ashtu edhe të bashkëshortit.

Përveçse pjesës së fotove, Alketa gjithashtu flet shumë rrallë publikisht për të shtrenjtit e saj.

Andaj, duket se kjo gjë i ka shtuar kuriozitetin ndjekësve.

Gjatë një pyetësori që organizoi në Instagram, Alketa u pyet edhe për këtë temë.

“Pse nuk flet për bashkëshortin në asnjë moment?”- ishte pyetja drejtuar moderatores, ndërsa ajo u përgjigj:

“E vetmja gjë qe kemi pasur me marrëveshje që në fillim. Familjen se kemi për konsum e famë. Ai biznes, unë showbizz, si kemi perzjerë. Përputhet me natyren time të rezervuar kur bëhet fjalë për gjërat e shenjta dhe të shtrenjta”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64822 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE