Akuzat për tradhti, nuk duron më Pique: “Shakira nuk ishte plotësisht e sinqertë”

vovalbania October 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Akuzat për tradhti, nuk duron më Pique: “Shakira nuk ishte plotësisht e sinqertë”

Ish-futbollisti Gerard Pique ka lënë të kuptohet se versioni i historisë së ndarjes që Shakira ka ndarë publikisht mund të mos jetë i plotë.

Ndërsa Shakira publikoi këngën “BZRP Music Sessions #53″, në të cilën zbuloi tradhtinë e Pique, ish-futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle ka preferuar të mos reagojë publikisht deri tani.

Gjatë një interviste të fundit në CNN, Pique për herë të parë bëri komente në lidhje me ndarjen dhe akuzoi këngëtaren e famshme se nuk ishte plotësisht e sinqertë për situatën.

Ai theksoi se versioni i ngjarjeve i paraqitur nga Shakira nuk përputhet me të vërtetën, duke lënë të kuptohet se ka aspekte të tjera që nuk janë bërë të njohura. “Ajo që u tha nuk u shfaq siç ishte në të vërtetë. Nuk mund ta kontrolloj. Tani jam i rrethuar nga të dashurit e mi, ata e dinë se kush jam dhe çfarë bëj dhe kjo më jep paqe,” tha Pique.

Nga ana tjetër, Shakira kishte folur më parë për revistën People, duke rrëfyer për periudhën e vështirë që përjetoi. Ajo shpjegoi se, përveç tradhtisë, ndarja u bë edhe më e dhimbshme për shkak të problemeve serioze shëndetësore të babait të saj, i cili ishte në terapi intensive në atë periudhë.

“Nëpërmjet mediave mora vesh se ai më tradhtoi derisa babai im ishte në terapi intensive,” tha ajo, duke shprehur dhimbjen dhe vështirësinë e asaj kohe.

Ndërkohë, Pique dhe Shakira ndajnë kujdestarinë për dy djemtë e tyre, Milan dhe Sasha, të cilët mbeten prioritet i tyre kryesor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE