Sipas Julit, opinioniste e BBVK nuk duhet Olta por kjo moderatore e njohur
Juliana Nura, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë mendimin e saj për rolin e opinionistes në sezonin e tretë të programit.
Gjatë një interviste për “Onima”, Nura shpjegoi se, edhe pse kishte spekulime dhe diskutime për mundësinë e saj si opinioniste, angazhimet e tjera nuk i lejuan të pranonte ofertën, por nuk e përjashton mundësinë për të ardhmen.
Sa i përket zgjedhjes së opinionistëve aktualë, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, Juliana shprehu simpati për Einxhel Shkirën, duke theksuar se kjo e fundit do të kishte qenë një zgjedhje më e përshtatshme.
Sipas ish-banores, Einxhel ka aftësinë të shprehë mendimet e saj në mënyrë të qartë dhe të menaxhojë diskutimet, falë logjikës dhe mënyrës së komunikimit.
Ajo vuri në dukje se Olta është duke kryer një punë të mirë, por sugjeroi se njohja e kulturës dhe zhargonit specifik të Kosovës është një aspekt i rëndësishëm që duhet pasur parasysh.