“S’janë këmbët e Luizit”/ A do ketë ‘Në Kuadër të Dashurisë 2’? Ja si përgjigjet Olta Gixhari
Në një intervistë telefonike në emisionin “Ndryshe”, aktorja Olta Gixhari foli për rikthimin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E pyetur nga moderatori Salsano për posterin e filmit, ajo shpjegoi me humor se këmbët muskulore të shfaqura nuk i përkasin Luiz Ejllit: “Ato nuk janë këmbët e Luizit, janë montuar”.
Lidhur me skenat e dashurisë, ajo tha se nuk i mban mend të gjitha për shkak të intensitetit të xhirimeve. Gixhari gjithashtu shprehu optimizmin për një vazhdim të filmit, duke shtuar: “Kam shumë besim që do të bëhet një ‘Në Kuadër të Dashurisë 2’, sepse ka pasur shumë sukses dhe jehona vazhdon ende për ne”.
Ajo përfundoi duke thënë se është gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar me aktorë të ndryshëm, pasi profesionalizmi i saj nuk e lejon të vendosë kushte për kastin e filmit.