Kush është Marin Gjonaj që doli në dosjen e SPAK për korrupsion
Një nga akuzat kryesore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit përfshin ndikimin e tyre të paligjshëm në futjen e kompanisë UNIFI në treg, përmes ndërmjetësimit të kushëririt të tyre, Adrian Shatku.
Në dosjen e SPAK, dëshmia e Marin Gjonajt, pronar i “Info Telecom”, luan një rol të rëndësishëm. Gjonaj, disa vite më parë, siguronte shërbimin e tranzitimit të thirrjeve ndërkombëtare për një kompani telefonike, duke mundësuar gjithashtu hyrjen e kompanisë UNIFI në rrjetin e saj.
Sipas mesazheve të shkëmbyera mes Shatkut dhe Kryemadhit, kompania “Info Telecom” kishte një rol kyç, duke bërë lidhjen teknike ndërmjet UNIFI dhe kompanisë telefonike.
Parku fotovoltaik
KKT miratoi sëfundmi edhe lejen për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet 100 mega në emër të kompanisë Infotelecom-Albsolar 3, në të cilën shumicën e aksioneve i ka biznesmeni i shumëpërfolur gjatë viteve të fundit, Marin Gjonaj.
Gjonaj rezulton te jetë shpallur në kërkim dy vite më parë nga policia pas ndërtimit të një ferme të prodhimit të Bitcoin në Fllakë dhe Shijak.
Në atë kohë u bënë disa arrestime të njerëzve të kompanisë së Gjonajt, por ai vetë arriti t’ia hedhë prangave në atë kohë.
“Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 100 MW dhe veprave ndihmëse”, me vendndodhje në Bashkinë Mallakastër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Greennat Solar Park Ballsh” sh.p.k”, thuhet në lejen e miratuar nga KKT në emër të Marin Gjonajt, i cili është përfolur në media edhe si një ndër përfituesit më të mëdhenj të parave publike që shkojnë për blerjen e energjisë elektrike përmes kompanisë “Ener Trade”. Kompania “Ener Trade” është krijuar në shtator 2018.
Kompanitë ku Gjonaj është aksioner
DIGICom
L42018012R
(Shoqëria do të ketë për objekt të veprimtarisë së saj kryerjen e çdo veprimtarie të lejuar nga ligji dhe/ose pjesëmarrjen në çdo veprimtari apo aktivitet të ligjshëm që mund të kryejë një shoq)
ProBroker
(Kryerja e vepimeve të ndërmjetësimit në lidhje me pasuritë e paluajtshme për shitjen, blerjen, dhënien me qira, apo të drejtave të tjera të lidhura me to, konsulencë si dhe çdo transaksion tjetër )
ETMT
M11821016P
(Studim, projektim, zbatim, prodhim dhe tregtim i energjise elektrike nga burime hidro, gaz natyror, qymyr si dhe nga burime alternative si parqet e eres, sistemet fotovoltaike, termocentralet, biomasat etj. )
CRYPTO WORLD
M11908037V
(Kryerje te procesit te mining te cryptomonedhave per te krijuar asete crypto per shoqerine. Blerje dhe shitje me shumice te pajisjeve te ndryshme elektronike perfshire ato qe perdoren per cryptocurrency mini)
CRYPTO WORLD 2
M12309016L
(Kryerje te procesit te mining te cryptomonedhave per te krijuar asete crypto per shoqerine. Blerje dhe shitje me shumice te pajisjeve te ndryshme elektronike perfshire ato qe perdoren per cryptocurrency mini)
CRYPTO WORLD 3
M12428012I
(Objekti kryesor i Shoqerise do te perfshije, por nuk do te kufizohet vetem ne veprimtarite e meposhtme: 1. Kryerje te procesit te mining te cryptomonedhave per te krijuar asete crypto per shoqerine. 2. Blerj)
GJONAJ GROUP HOLDINGS
M22010013H
(- Investime në instrumente financiare, të cilat përfshijnë pa kufizim titujt e pjesëmarrjes në kapitalin e shoqërive tregtare (kuotat dhe aksionet), titujt e borxhit, aksionet ose kuotat ne fonde inve)