Ndjekësit të shqetësuar, çfarë po ndodh me Georgina Rodriguez
Partnerja e yllit të futbollit, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, ka kaluar ditë të vështira shëndetësore. Ajo është prekur nga pneumonia, e cila e detyroi të qëndronte katër ditë në spital për trajtim të specializuar.
Lajmin e bëri të ditur vetë Rodriguez përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit e saj lajmin e kthimit në shtëpi dhe shprehu falënderimet e saj për kujdesin e marrë.
“Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”, shkroi Georgina, duke publikuar një foto me infuzion në dorë.
Rodriguez gjithashtu shprehu mirënjohje për stafin mjekësor që u kujdes për të gjatë qëndrimit në spital, duke falënderuar mjekët dhe infermierët për përkushtimin e tyre. “Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, shtoi ajo.