Largimi i Heidit nga emisioni pas ndarjes me Romeon, reagon nëna e saj

vovalbania October 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Largimi i Heidit nga emisioni pas ndarjes me Romeon, reagon nëna e saj

Pas largimit nga emisioni “Goca dhe Gra” dhe Shqipëria, Heidi ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla Kamata.

Në një postim në Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie për vajzën e saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes”.

Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni.

Në mesazhin e saj, Lajla shkruan: “Një gjë ta dish të sigurt Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam”. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE