Temperaturat deri në 26 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Temperaturat deri në 26 gradë, si pritet të jetë moti gjatë ditës](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/10//temperaturat-deri-ne-26-grade-si-pritet-te-jete-moti-gjate-dites.jpeg)
Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të karakterizojnë kushtet e motit në terrritorin shqiptar ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër megjithatë nuk priten reshje; Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.
Temperaturat e ajrit do të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.