5 shenja që tregojnë se marrëdhënia juaj është ende në rrugën e duhur
Në një marrëdhënie afatgjatë është shumë e lehtë të përqendroheni te gjërat negative, por si mund të kuptoni nëse lidhja juaj është ende në rrugën e duhur? Ja pesë “flamuj jeshilë” që tregojnë se lidhja po funksionon:
1. Ju dëgjoni njëri-tjetrin me kujdes
Kur dëgjoni partnerin tuaj për ta kuptuar atë dhe jo për t’u përgjigjur menjëherë, kjo është një shenjë e një raporti të shëndetshëm. Dëgjimi aktiv dhe marrja e mendimeve të njëri-tjetrit gjatë zënkave apo situatave të ndërlikuara ndihmon në bashkëpunim dhe komunikim efektiv.
2. Ju ende argëtoheni së bashku
Nëse ju zgjidhni të kaloni kohë duke bërë aktivitete që sjellin gëzim dhe krijojnë afërsi, ky është një tjetër “bonus” për ecurinë e marrëdhënies suaj. Kjo do të thotë se ju e kuptoni dhe e vlerësoni kohën e kaluar me partnerin duke krijuar kujtime të reja së bashku – kujtime të cilat forcojnë lidhjen dhe bëjnë atë edhe më emocionuese.
3. Nuk ngurroni të shprehni mirënjohjen
Mos nënvlerësoni fuqinë e të thënit “faleminderit” ose “magjinë” që sjellin komplimentet e vogla. Kur shprehni vlerësimin për partnerin tuaj rregullisht, ju krijoni një mjedis pozitiv dhe mbështetës që nxit ndjenjën e lidhjes.
4. Mbështesni synimet dhe ëndrrat e njëri-tjetrit
Kur partneri juaj e mbështet pa rezerva atë që dëshironi të arrini, kjo është një shenjë se lidhja është e shëndetshme. Ju ndiheni mirë kur kuptoni se përpjekjet dhe puna juaj po vlerësohen dhe ky është një motivim për t’u rritur edhe më tepër. Kjo mbështetje e ndërsjellë krijon një ndjenjë sigurie dhe besimi.
5. Jeni ende të dashur me njëri-tjetrin
Nëse përkëdheljet, puthjet dhe gjestet e vogla nuk janë zbehur, kjo është një shenjë që marrëdhënia juaj ende ruan lidhje të fortë emocionale. Shprehja e dashurisë ndihmon në krijimin e afërsisë dhe uljen e stresit.
Edhe nëse nuk i plotësoni të gjithë “flamujt jeshilë,” ka gjithmonë hapësirë për rritje. Bëni prioritet kohën, mbështetjen dhe argëtimin në marrëdhënie për ta mbajtur atë të gjallë dhe të shëndetshme.