Familja e Anës kërkoi distancim nga Kevini, reagon ashpër nëna e banorit të BBVK
Në spektaklin e fundit të “Big Brother VIP Kosova 3”, raporti mes Ana Ejupit dhe Kevin Edmondit ka tërhequr shumë vëmendje.
Dyshja pati një sqarim të gjatë, ku u diskutua për marrëdhënien e tyre dhe për perceptimin se Kevin mund të ishte duke e përdorur këtë lidhje për strategji në lojë.
Ana, e cila kishte marrë një telefonatë ku i ishte kërkuar të linte lojën për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore të nënës së saj, vendosi të qëndronte brenda shtëpisë.
Në një bisedë tjetër me motrën e saj, Ana mori një mesazh të qartë nga familja, e cila nuk ishte dakord me marrëdhënien e saj me Kevin. Kjo situatë ka krijuar një valë reagimesh edhe jashtë shtëpisë.
Nëna e Kevin, Melita, reagoi në videon e publikuar nga “Big Brother VIP Kosova” duke mbrojtur djalin e saj. Në komentin e saj, ajo shprehu shqetësim për paragjykimet duke shkruar:
“Ende kemi racistë djali im, forca Kevin. Po më dhimbsesh se akoma nuk e di kulturën”.