Tragjike / Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të kombëtares U-21

vovalbania October 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjike / Humbin jetën në aksident prindërit e trajnerit të kombëtares U-21

Prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik, afër zonës Kouloura Imathias. Aksidenti ka përfshirë një automjet me targa shqiptare, të drejtuar nga 75-vjeçari Ali Bushi, dhe një fugon grek të drejtuar nga Marios Simitliotis, 47 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 75-vjeçari Ali Bushi dhe pasagjerja, 71-vjeçarja Bukurije Bushi, humbën jetën. Ndërkohë, drejtuesi grek ka mbetur i plagosur lehtë dhe është arrestuar nga autoritetet greke.

Ky është një lajm i rëndë për Alban Bushin, i cili ka qenë ish-sulmues i Kombëtares Shqiptare, ku ka shënuar 14 gola, dhe që prej vitit 2016 mban rolin e trajnerit të Kombëtares U-21.

Bushi ka drejtuar ekipin e Shpresave në 58 ndeshje deri tani, duke u angazhuar me përkushtim në këtë detyrë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66236 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE