E moderoi i vetëm BBVK, Alaudini ka një mesazh për Jonida Vokshin

vovalbania November 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E moderoi i vetëm BBVK, Alaudini ka një mesazh për Jonida Vokshin

Moderatori Alaudin Hamiti mbrëmjen e djeshme u shfaq në skenën e “Big Brother VIP Kosova” pa bashkëprezantuesen e tij, Jonida Vokshi, e cila nuk ishte e pranishme për shkak të një humbjeje të rëndë familjare.

Pak ditë më parë, Jonida përjetoi humbjen e babait të saj, dhe kjo dhimbje e madhe e ka mbajtur larg ekranit për momentin.

Alaudini nisi programin me një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për kolegen e tij, duke u shprehur me fjalë prekëse:

“Jonida ka përjetuar një humbje të rëndë ditët e fundit. Dhimbja është aq e thellë sa fjalët nuk mjaftojnë për ta shprehur. Ne i dërgojmë ngushëllime dhe i themi se mendja dhe zemra jonë janë me të në këtë periudhë të vështirë.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66284 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE