Prishet miqësia mes Xhildës dhe Ilnisës? Ja detaji që ra në sy gjatë emisionit

vovalbania November 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prishet miqësia mes Xhildës dhe Ilnisës? Ja detaji që ra në sy gjatë emisionit

Që pas daljes nga Big Brother Vip Albania, Ilnisa Agolli është shfaqur vazhdimisht në shoqërinë e Xhildës, e cila prej fillimit të sezonit është një prej moderatoreve të programit “Goca dhe gra”.

Por në puntatën e djeshme mes vajzave u vu re një qasje ndryshe. Ndonëse ishte Xhilda ajo që prezantoi Ilnisën si të ftuarën e radhës, kjo e fundit sapo hyri në studio zgjodhi të përfaqafojë vetëm Joridën, Rudinën dhe Einxhel duke lënë mënjëanë Xhildën dhe Eglën.

Të gjithë e dimë që marrëdhëniet e saj me Eglën nuk ishin më të mirat e mundshme që pas përfundimit të Big Brother Vip.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme akujt mes tyre u shkrinë në momentin kur Ilnisa ftoi Eglën të bashkohej në projektin e saj me Meritonin për të bërë një film, që do jetë një rishpikje e Dhomës së Bardhë.

Edhe Egla zgjodhi të tregohet profesionale, duke mos e refuzuar ftesën e gazetares, ndërsa shkëmbyen edhe disa batuta gjatë programit.

Nga ana tjetër, gjatë gjithë Xhilda qëndronte e heshtur pa i drejtuar asnjë pyetje apo kompliment mikeshës së saj të ngushtë.

Nuk dihet pse janë prishur marrëdhëniet mes dy vajzave. Pak ditë më parë Xhilda u pa shumë e afërt me Heidin, një tjetër personazh me të cilën Ilnisa nuk gëzon aspak raporte të mira pas BBV. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ka qenë kjo arsyeja e hatërmbetjes mes tyre./Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE