“Më thonë që do një tjetër”- Romeo flet për ndarjen nga Heidi Baci

vovalbania November 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më thonë që do një tjetër”- Romeo flet për ndarjen nga Heidi Baci

Vetëm pak ditë më parë Heidi Baci dha lajmin se do të largohej nga Shqipëria duke braktisur edhe postin e saj si moderatore në emisionin “Goca&Gra”. Përgjigjen për largimin e saj duket se ka dhënë…në mënyrën e tij, aktori Romeo Veshaj.

Në këngën e tij më të fundit, “S’e di”, tekstin e të cilës e ka shkruar vetë, duket sikur Romeo i drejtohet Heidit për largimin nga Shqipëria.

“Çfarë po bën? Ku po shkon bebe? Është qetësi pa ty në dhomë, vetëm zemra po bën zhurmë, ulëret, po kërkon ty. Kam gjithë natën në telefon, nuk e di ça po më ndalon që të të hap Story-n ty. S’e di, a takohemi prapë s’e di? Njoni më thotë ajo tjetër po do, tjetri më thotë s’du me qenë në vendin ton’. A je e lumtur që sot mo nuk jom?!,”-është një pjesë e teksit të këngës.

Prej kohësh përflitet se ka një ndarje të tyre, por deri më sot, askush nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar.

Të dy u njohën në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania” dhe dolën çift nga spektakli. Verën e kaluan në shoqërinë e njëri-tjetrin por papritur u fol për një ndarje. Benzinë zjarrit i hodhi Heidi, e cila u shpreh se ka vendosur që të ikë nga Shqipëria me pretendimin se ndjehej vetëm, duke nënkuptuar kështu një ndarje mes saj dhe aktorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE