E gjitha lojë? Drenusha ishte në dijeni se ish-bashkëshorti i saj do futej në ‘BBVK’
Mbrëmjen e kaluar, në spektaklin e “Big Brother VIP Kosova”, banorëve iu bashkua një konkurrent i ri – Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i këngëtares dhe biznesmenes së njohur Drenusha Latifi. Ky zhvillim ka ngjallur diskutime të shumta, pasi duket se gjithçka ka qenë e planifikuar, dhe jo një surprizë siç mund të mendohej.
Sipas burimeve nga Indeksonline, dyshja ka bërë një marrëveshje që të jenë të dy pjesë e këtij formati televiziv, gjë që do të thotë se Drenusha ishte në dijeni të plotë që ish-bashkëshorti i saj do t’i bashkohej shtëpisë. Kjo mund të shpjegojë reagimin e qetë të saj në momentin kur e pa Atillan në shtëpi, ndryshe nga si mund të pritej një reagim më emocional apo i tensionuar nga një grua që ka pasur konflikte të theksuara në të kaluarën.
Pavarësisht nga emocionet dhe tensionet e mundshme, dy fëmijët e çiftit, ndërkohë që prindërit e tyre ndodhen në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, janë nën kujdesin e gjyshërve të tyre.