Gratë në Shqipëri më pak jetëgjata se ato në BE, ja pse ndodh kjo
Njerëzit në vendet e Mesdheut ku bën pjesë edhe Shqipëria zakonisht jetojnë më gjatë se në vendet e tjera, por në Shqipëri gratë ishin më pak jetëgjata se mesatarja europiane me 2022.
Sipas revistës Monitor, jetëgjatësia në lindje në BE për gratë arriti 83.3 vjet ishte 5.4 vjet më e lartë se për burrat (77.9 vjet) me 2022. Ky hendek gjinor në favor të grave vazhdoi në të gjitha rajonet e BE sipas të dhënave të sotshme të Eurostat. Gratë në Shqipëri kishin jetëgjatësi 80.9 vite me 2022 mesatarisht 2.4 vite më pak se në BE, sipas INSTAT.
Për gratë në BE, jetëgjatësia në lindje ishte 83.3 vjet në 2022 (rritje me 0.4 krahasuar me 2021,teksa në Shqipëri jetëgjatësia e grave u rrit me 2.2 vite ndërmjet 2021 dhe 2002, si rrjedhojë e zbutjes së efektit në mortalitet që dha pandemia Covid -19.
Në vitin 2022, jetëgjatësia në lindje për gratë në BE ishte 5.4 vjet më e gjatë se ajo për burrat, me variacione midis vendeve të BE-së. Ndërsa në Shqipëri kjo diferencë ishte 3.6 vite me 2022.
Sipas Eurostat, jetëgjatësia në lindje për gratë arriti kulmin në rajonin e kryeqytetit spanjoll të Comunidad de Madrid (87.7 vjet), ndërsa 2 rajone të tjera spanjolle, Comunidad Foral de Navarra (86.9 vjet) dhe Castilla y León (86.7 vjet), kishin vendin e dytë dhe të tretë më të lartë.
Jetëgjatësia më e ulët në lindje për gratë u regjistrua në rajonin më të largët francez të Mayotte (74.4 vjet), i ndjekur nga 3 rajone bullgare: Severozapaden (76.4 vjet), Severen tsentralen (77.0 vjet) dhe Yugoiztochen (77.6 vjet).
Ku vjen puna për jetëgjatësinë e burrave Shqipëria vetëm 0.6 vite diferencë me BE-në. Burra në Shqipëri kishin jetëgjatësi 77.3 vite me 2022 ndërsa në Bashkimin Europian 77.9 vite.
Madridi është në krye të jetëgjatësisë në lindje si për meshkujt ashtu edhe për femrat
Siç ishte rasti për gratë, niveli më i lartë i jetëgjatësisë në lindje për burrat u regjistrua në rajonin e kryeqytetit spanjoll të Comunidad de Madrid me 82.4 vjet. Rajoni verior i Italisë i Provincia Autonoma di Trento dhe rajoni i kryeqytetit suedez të Stokholmit (të dy 82,3 vjet) kishin nivelet më të larta të radhës.
Në të kundërt, 3 rajone kishin një jetëgjatësi për meshkujt më pak se 70.0 vjet. Nivelet më të ulëta u regjistruan në rajonin bullgar të Severozapaden (68.7 vjet), i ndjekur nga Letonia (69.4 vjet) dhe Severen tsentralen (69.6 vjet), gjithashtu në Bullgari.
Hendeqe të mëdha gjinore në jetëgjatësinë në lindje brenda rajoneve. Boshllëqet më të mëdha rajonale gjinore u regjistruan në vendet baltike dhe në disa rajone polake dhe rumune. Hendeku më i madh u regjistrua në Letoni, ku jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 10.0 vjet më e lartë se për burrat.
Dallimet në jetëgjatësinë në lindje midis grave dhe burrave ishin përgjithësisht shumë më të vogla në Danimarkë, Irlandë, Holandë dhe Suedi. Megjithatë, hendeku më i vogël gjinor u vu re në Mayotte në Francë, ku jetëgjatësia në lindje për gratë ishte 0.4 vjet më e lartë se për burrat.