Shokon Lorenc Vangjeli: “Të sëmurët me kancer, i ka dënuar Zoti me vdekje”

vovalbania November 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shokon Lorenc Vangjeli: “Të sëmurët me kancer, i ka dënuar Zoti me vdekje”

Analisti Lorenc Vangjeli po kryqëzohet në rrjet për një deklaratë të fundit kontraversale të thënë publikisht.

Teksa në studio diskutohej lidhur me spitalin e Onkologjikut dhe pacientët që luftojnë me kancerin, Vangjeli i ka përshkruar këta persona si “të dënuar nga Perëndia me vdekje”.

Më tej, ai shtoi se, pavarësisht vendit ku trajtohen, qoftë në Shqipëri apo jashtë vendit, “fundi i tyre është i dhimbshëm”.

“Tema është shumë e dhimbshme, flasim për njerëz të cilët i ka dënuar Perëndia me vdekje. Që herët a vonë nëse do të kuroheshe në Tiranë, në Nju Jork në Paris, në Berlin apo kudo tjetër fundi i tyre është i dhimbshëm.

Shumica e humbet këtë betejë herët a vonë. Është detyrë e shtetit dhe shoqërisë shqiptare që të ndihmojë individin. Ka me mijëra dhe qindra drama familjare”, tha ai ndër të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66219 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE