Tritol godinës në pronësi të TikTok-erit Kozak Braçi
vovalbania
November 05, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një godinë boshe në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, e cila është në pronësi të Kozak Braçit, një personazh i njohur në TikTok. R
aportohet se Braçi kishte marrë ambientin me qira dhe planifikonte të bënte një investim aty. Për fat të mirë, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Kjo nuk është hera e parë që Braçi përballet me incidente të tilla, pasi më herët i kanë djegur edhe një automjet.
Konfliktet në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, janë përmendur si faktorë që kanë çuar në situata të tensionuara dhe shpeshherë me pasoja serioze për shumë persona, përfshirë edhe Braçin.