Gresa zbulon bisedën me Luiz Ejllin: I shkruajta, më ktheu për 5 minuta dhe…”
Gjatë një bisede me Vullnetin, Gresa ka treguar se para hyrjes së saj në BBVK, ajo ka kontaktuar Luiz Ejllin përmes një mesazhi në Instagram për t’i kërkuar një mendim ose këshillë lidhur me hyrjen e saj brenda shtëpisë.
Banorja ka treguar se Luizi i ka kthyer përgjigje pas 5 minutash, ndërsa i ka dhënë edhe mendimin e tij.
Pjesë nga biseda:
Gresa: “Para se të hyja këtu, në Instagram thashë t’i shkruaj Luizit edhe ta pyes ‘a ke ndonjë këshillë për të më dhënë se jam duke hyrë në BBVK3’. Edhe i shkruaj me Instagramin tim. Unë në Instagram i kam disa foto provokative, për 5 minuta ma ka kthyer edhe nuk e prita edhe më ka thënë:
Përshëndetje. Një, nuk të njoh dhe nuk e di çfarë tipi je. Dy, nuk ta sugjeroj të hysh se nuk ke vite mjaftueshëm për të hyrë aty. Tre, nëse hyn do dalësh pas 2 ditësh. Katër, paske foto provokative gjë që ta bën gropën direkt. Pesë, paske foto luksoze, kështu që edhe kjo ta bën gropën.”