Nëna vret fëmijën 5 vjeçar dhe lajmëron burrin: Mos u..

vovalbania November 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëna vret fëmijën 5 vjeçar dhe lajmëron burrin: Mos u..

Është tronditëse vrasja e një 5-vjeçari nga vetë nëna e tij në Alaskë, e cila më pas i ka dërguar një mesazh zanor babait të fëmijës dhe bashkëshortit të saj, ku ndër të tjera i ka thënë “mos u frikësoni, nuk kemi më djalë”.

Sipas dosjes hetimore, 43-vjeçarja Cedar Mae Sarten vrau djalin e saj Bodhi më 13 tetor duke i lënë atij një sërë mesazhesh rrëqethëse.

“Robert kjo është shumë serioze, duhet të vish këtu tani”, mësohet t’i ketë thënë fillimisht 43-vjeçarja ish-bashkëshortit të saj përpara se të shtonte “të lutem mos u mërzit, nuk kemi më djalë”.

Siç thuhet më tej në dosje, 43-vjeçarja fillimisht e ka goditur fëmijën dhe më pas e ka qëlluar me thikë kuzhine.

Ekipet e shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në shtëpinë e 43-vjeçares kanë gjetur trupin e pajetë të fëmijës 5-vjeçar në një shtrat, ndërsa gruaja ka tentuar të vrasë edhe veten.

Sipas informacioneve, 43-vjeçarja i ka dërguar një letër babait të fëmijës nga spitali duke i thënë “E di që je i inatosur sepse fëmija ka vdekur. Nuk po ju akuzoj, thjesht po ju raportoj”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66328 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE